
28.05.2012. Në datat 8-9 Qershor zhvillohet në Tiranë për të tretin vit radhazi konferenca “INFORMATION SYSTEMS AND TECHNOLOGY INNOVATIONS: THEIR APPLICATION IN ECONOMY” e cila synon të bashkojë e krijojë një platformë diskutimi për kërkues shkencorë e praktikues nga industria dhe akademia për të prezantuar rezultate të reja kërkimi dhe për të shkëmbyer ide dhe eksperienca mbi inovacionet në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe aspekte aplikative të tyre në ekonomi.
Konferenca organizohet nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar (Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, anëtari i parë i asocuar nga fusha akademike në AITA) në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (Kosovë) nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Më shumë për konferencen mund të lexoni në këtë faqe: http://www.conference.ijsint.org
Nëse jeni të interesuar ta mbështesni konferencen dhe të mësoni mbi kushtet e sponsorizimit dhe avantazhet e ofruara për sponsorët, mund të dërgoni një e-mail lidhur me këtë në adresën: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it për të marrë më shumë informacion lidhur me buxhetin e parashikuar dhe ndihmën konkrete që kërkohet e që ju do të mund të jepnit.
























































