3.10.2012. Në datën 2 Tetor AITA organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi temën e Prokurimeve Publike në Shqipëri. E cilësuar nga kompanitë e sektorit TIK si një temë prioritare si nga ana e shqetësimeve që shkakton ashtu edhe nga ana e kërkesës në adresë të qeverisë për përmirësim politikash, sigurimi i konkurrencës së drejtë është një temë me rëndësi për gjithë ekonominë shqiptare.
Në tryezë u përshinë përfaqësues të qeverisë nga Agjencia e Prokurimit Publik, Avokati i Prokurimeve, AKSHI dhe MITIK dhe 15 subjekte private anëtare të AITA.











1.10.2012. Në datën 27 Shtator AITA organizoi tryezën e rrumbullaket me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve e cila iu kushtua shërbimeve që kjo agjenci ofron për kompanitë e sektorit TIK. Paraqitja e problematikave të AITA nxori në pah nevojat kryesore që në kuadër të vrojtimit që AITA ka zhvilluar në muajt e fundit e në kuadër të takimeve të zhvilluara me ekzekutivin e AITA anëtarët kanë shprehur se kanë.




















































